Kryetarët e Shoqatave të Sektorit Privat kanë mbajtur mbledhje ku kanë vendosur që javën tjetër të fillohet me protesta, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një konferencë për media ka bërë të ditur se me vendim unanim janë dakorduar që t’i japin edhe një javë afat Qeverisë për realizmin e kërkesave të tyre, raporton arbresh.info
Azemi më tej ka shtuar kërkesë e tyre është që edhe punëtorët e sektorit privat të subvencionohen me nga 50 euro sikurse ata të sektorit publikë.
“Unë iu njoftoj opinionin që protesta të fillojë javën tjetër. Ne edhe një javë po i japim afat Qeverisë që kërkesën tonë ta shqyrtojë mirë dhe po i shtjerrim të gjitha mundësitë, prandaj vendosëm që të shtyhet për një javë”, deklaroi Azemi.
“Sipas planeve orientimisht ka qenë të hyhet të enjten. 30% të shoqatave kanë kërkuar të shtyhet javën e ardhshme dhe në mënyrë unanime kemi vendosur”, tha ai.
Qeveria e Kosovës në masat për ta luftuar inflacionin, ka ndihmuar punonjësit e sektorit publik me nga 50 euro për tre muaj rresht.
Nga 100 euro u janë ndarë pensionistëve, ndërsa nga 100 euro u janë premtuar edhe studentëve dhe punonjësve të ndërmarrjeve publike./arbresh.info/
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës