Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Lipjan janë intervistuar tre persona, ku njëri prej tyre është mitur, pasi që, kishin publikuar mjete të rrezikshme në rrjetin social tik-tok.
Nga policia është bërë e ditur edhe se pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
‘‘Lipjan 22.08.2025 – 14:00. Janë intervistuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, pasi që para disa muajve kanë publikuar në rrjetin social tik-tok mjete te rrezikshme (dy thika dhe një shufër metalike). Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar policia.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira