Janë publikuar pamje të zyrtarit policor, Afrim Bunjaku, tashmë i ndjerë, pak para sulmit të 24 shtatorit në Bajnskë.
Në media është publikuar një video ku ai shihet në veturë duke patrulluar rrugëve të Zveçanit.
Ndryshe, sot shënohet njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe rënia heroike e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sulmi terrorist i një viti më parë ndodhi nga një grup i armatosur serb i udhëhequr nga krimineli, Millan Radoiçiq, shkruan Arbresh.info.
Gjatë sulmit u vranë tre terrorist serb si dhe u arrestuan tre të tjerë.
Në kujtim të rënies heroike të Afrim Bunjakut, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot u organizuan disa aktivitete./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë dhe rënia heroike e Afrim Bunjakut
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...