Sot shënohet njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe rënia heroike e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sulmi terrorist i një viti më parë ndodhi nga një grup i armatosur serb i udhëhequr nga krimineli, Millan Radoiçiq, shkruan Arbresh.info.
Gjatë sulmit u vranë tre terrorist serb si dhe u arrestuan tre të tjerë.
Në kujtim të rënies heroike të Afrim Bunjakut, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot organizohen disa aktivitete.
Në ora 09:00, do të ketë vizita te familja e Heroit Afrim Bunjaku, në orën 09:30 do të bëhen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku dhe vendosen kurora me lule, si dhe do të bëhet përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit.
Po ashtu në shënim të kësaj ditë nga ora 15:00, mbahet akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë.
Ndryshe, sulmin terrorist e kanë dënuar liderët botëror dhe bashkësia ndërkombëtare.
Po ashtu, javë më parë Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, të dyshuar për pjesëmarrje në sulm./Arbresh.info
Qytetari nga Istogu gjen në rrugë portofolin me 320 euro, e ...
Punëtorëve të Flotacionit të Trepçës nuk u ekzekutohen pagat...
Prindërit e Arbnor Spahiut me deklaratë publike, kërkojnë nd...
Samiti SEECP në Tiranë, Hasani: Bashkëpunimi rajonal është t...
Ambasada amerikane në Tel Aviv pëson dëme të vogla nga sulme...
Thaçit i vazhdohet sërish paraburgimi në gjykimin për krime ...