Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti që tri herë po i ik takimit me presidentin Hashim Thaçin.
Sonte, për herë të tretë Kurti iu përgjigj negativisht Thaçit. Por kësaj radhe ia caktoj datën 6 janar për t’u takuar që ta marr dekretin për mandatarin e themelimit të qeverisë, transmeton Indeksonline.
Por përse pikërisht data 6 janar?
Me datën 6 janar e ka ditëlindjen njëra nga figurat më të ndritura të popullit shqiptar, Fan Noli.
Noli po ashtu është një nga njerëzit më të vlerësuar dhe që kanë pasur më së shumti infulencë në ndërtimin e personalitetit të Kurtit si politikan.
Në një emision gjatë këtij viti, Kurti e kishte vlerësuar Fan Nolin si njëri nga figurat më të mëdha të kombit shqiptar.
Sipas Kurtit këto janë tri figurat më të mëdha të kombit shqiptar.
“Sami Frashëri, Fan Noli, Ukshin Hoti”, kishte thënë Kurti./Indeksonline/
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit