Infermierët dhe stafi mbështetës të cilët janë angazhuar ndaj luftës kundër pandemisë COVID-19 do të protestojnë nesër për një orë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në mbështetje të kësaj iniciative ka dalë dhe Sindikata e Infermierëve të Kosovës.
Kjo sindikatë përmes një njoftimi për media ka thënë se, siç e quajnë ata, dështimin në ekzekutim të pagave tash e pothuajse 3 muaj për stafin mbështetës pranuar nga MSH si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19 e konsideron të paarsyeshme dhe neglizhuese.
“Thënë këtë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës e mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme nga kolegët tanë dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sindikata potencon se me kohë ka kërkuar nga institucionet qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo pagë.
Po ashtu Sindikata e Infermierëve të Kosovë thotë se ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, ndërsa të gjinden modalitet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh mungesën e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit të infermierëve.
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...