Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë sot organizon protestë në lidhje me ngecjen e punimeve që po bëhen në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë.
Sipas njoftimit protesta do të mbahet në ora 10:00,ë fshatin Gllamnik të kësaj komune.
Shqetësime se nuk është duke u punuar mirë në këtë rrugë, ka pasur gjatë këtij viti edhe nga drejtuesit e komunës së Podujevës, të cilët kanë thënë se janë duke u përdor materiale të dyshimta. Kritika për vonesë të punimeve kanë pas edhe qytetarët që kalojnë në atë rrugë ku bëhen kolona të gjata.
Punimet në këtë rrugë kanë nisur në vitin 2016./lajmi.net
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...