Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve po kundërshtohet si nga opozita, ashtu edhe nga drejtuesit e Qeverisë.
Ata madje e vlerësojnë të rrezikshme një ide të tillë.
Ndërsa përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar organizim të protestave për ta kundërshtuar politikën e presidentit lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi, shkruan “Zëri”.
Kurse deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar protesta po qe se Thaçi do të vazhdojë ta dëmtojë Kosovën.
“Tash kemi ardhur në situatën kur me të vërtetë Hashim Thaçit duhet t’i themi mjaft. Kjo normalisht bëhet mjaft nëpërmjet rrugëve institucionale ose përmes organizimit të qytetarëve. Nëse ne shohim që Hashim Thaçi me ngulm po do që ta drejtojë Kosovën drejt humnerës, sigurisht se do të thërrasim edhe protesta të qytetarëve që këtë ta ndalim”, është shprehur ai për “Zërin”.
Por i pyetur se kur LVV-ja planifikon të organizojë protestë, Sveçla ka thënë se ende nuk mund të dihet se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
“Në çdo moment jemi duke e vlerësuar situatën dhe në bazë të situatës do të marrim vendimet adekuate. Do të thotë nuk jemi të lidhur me data, varet prej situatës, çfarë pritet të ndodhë dhe kur është momenti më efektiv për ta kundërshtuar këtë çështje”, ka shtuar ai.
Deputeti i LVV-së tutje ka vlerësuar se deklaratat e fundit të kreut të shtetit për korrigjim të kufijve janë jashtëzakonisht të rrezikshme. /ZËRI/
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...