Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e sotme, organizuar në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare.
Përmes një njoftimi, OVL e UÇK-së ka falënderuar jo vetëm protestuesit që ishin të pranishëm fizikisht, por edhe ata që nuk mundën të marrin pjesë, por i mbështetën me zemër.
“Ju faleminderit që sot ishit pjesë e këtij organizimi në mbrojtje të së vërtetës së luftës sonë çlirimtare. Faleminderit edhe atyre që nuk patën mundësi të jenë këtu, por na përkrahën me zemër. Rroftë UÇK-ja!”, thuhet në reagim.
Organizata theksoi se do të vazhdojë angazhimin e saj për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...