Në emisionin e mbrëmjes së sotme në Opinion është duke u diskutuar tema mbi drogën në lokalet e natës, kjo e fokusuar sidomos në Tiranë.
I ftuar në këtë panel është edhe gazetari i kronikës në Klan Spartak Koka, i cili ka folur për përdorimin e drogës në ambientet e lokaleve të natës, ku shprehet se ka një bashkëpunim edhe me autoritet policore, shkruan opinion.al.
“Të paktën sipas Bashkisë asnjë lokal nuk është i pajisur me leje ushtrim aktiviteti. Në 2014 ne kemi patur një shkresë të Policisë së Tiranës,i cili sigurisht është implementuar edhe në 2015,ku thoshte: Që persona të ndryshëm, me aktivitet kriminale të cilën nën mbrojtjen e strukturave të policisë. Informacionet flasin se një pjesë e tyre mbrohen nga një pjesë e strukturave të Policisë, ose informohen prej tyre në rast se ka operacionet. Pra vështirësia e kapjes së drogës në ambientet e lokaleve vjen si pasojë e një rrjeti bashkëpunëtorësh brenda strukturave të policisë, të niveleve të ndryshme që mund të bëjnë tek administratorët apo menaxher njoftimin se do të vij policia, çka i bëjnë të frenojnë shitjen e lëndëve narkotike”, është shprehur Saprtak Koka./opinion.al
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=g34iuzni0U8]
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...