Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e ka mirëpritur aktgjykimin e Apelit në Dhomat e Specializuara në rastin kundër Salih Mustafës.
Kështu thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Prokurores së Specializuar, shkruan Arbresh.info
“Mirëpres aktgjykimin e sotëm i cili, me gjithë ndryshimin e vogël të dënimit të Z. Mustafa, përbën një fitore për drejtësinë dhe, në veçanti, për viktimat e Salih Mustafës dhe familjet e tyre,” tha Znj. Uest duke folur pas vendimit nga Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Gjykata e Apelit në Hagë e ka dënuar Salih Mustafën me 22 vjet burg, duke i ulur kështu për katër vjet nga dënimi i shkallës së parë.
Mustafës i është zbutur dënimi nga 26 vite në 22 vite/Arbresh.info
LEXO EDHE :
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...