Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarëve S.K., drejtor i Inspeksionit në Komunën e Suharekës dhe V.K. asambleist në Asamblenë Komunale të Prizrenit.
Sipas aktakuzës, S.K dhe V.K., akuzohen pasi që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dobisë së tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, duke mos i paraqitur brenda afatit për paraqitjen e deklaratës për periudhën e vitit 2016, edhe pse këtë është dashur ta bëjnë deri më datën 31.03.2017, edhe përkundër asaj që të njëjtit kanë qenë të njoftuar – paralajmëruar nga ana e Agjencionit Kundër Korrupsionit, njofton KPK-ja.
S.K dhe V.K., Me këto veprime kanë kryer veprën penale mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 437 paragrafi 1 të KP-së.
Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar me ministrat e rinj
ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte
Konjufca takon ambasadoren finlandeze, flasin për njohjen e ...
ZPS: Thaçi kishte shënjestër dëshmitarët që i shihte si kërc...
Ragmi Mustafi vazhdon si Këshilltar Politik i Kurtit për Lug...
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore