Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka ngritur aktakuzë kundër katër personave, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Në njoftim thuhet se pesha totale e substancave narkotike e gjetur tek të dyshuari Sh.L., D.L., A.K., dhe K.Z., është 989.72 gram marihuan dhe 4.4 gram kokainë, transmeton Arbresh.info.
“Sipas aktakuzës, me datë 07 nëntor 2024, rreth orës 19:00: min, në Prizren, konkretisht në shtëpinë e të pandehurit D.L., të pandehurit në bashkëkryerje pa autorizim posedojnë dhe paketojnë me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe ofrimit për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë. Gjatë kontrollit të realizuar nga policia janë gjetur: Në hyrje të shtëpisë dhe në trupin e të pandehurit D.L., është gjetur një kuti plastike me njëmbëdhjetë (11) qese plastike që përmbanin substancë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”, me peshë 3.69 gram. Në katin e dytë të shtëpisë janë gjetur të pandehurit Sh.L., A.K., K.Z., dhe i mituri E.K., duke paketuar substancë narkotike të llojit “marihuanë” në sasitë si vijon:
35 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë”me peshë neto 900 gram;
21 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 27.71 gram;
2 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 17.42 gram;
1 qes substancë narkotike e llojit “marihuanë e me peshë 13.26 gram;
1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 22.83 gram;
Mbetje e substancës narkotike e llojit “marihuanë me peshë 0.48 gram;
3 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 4.18 gram;
1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 0.38 gram;
1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 0.86 gram;
1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 1.16 gram;
3 qese substancë narkotike e llojit “kokainë” me peshë totale 0.71 gram;
20 copë tableta të llojit Xanax – Alprazolam 0.5 mg”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, janë sekuestruar edhe materiale të tjera që shërbejnë për përgatitjen dhe paketimin e narkotikëve për shitje, përfshirë: qese najloni të zbrazëta, një (1) peshore digjitale, një (1) grinder dhe dy (2) grindera të tjerë me mbetje marihuane.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Arbresh.info
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...