Prokuroria Themelore në Prizren ka intervistuar shokët dhe shoqet e dy vajzave të mitura, të cilat muajin e kaluar kryen vetëvrasje, duke u hedhur njëra nga kati i pestë dhe tjetra nga kati i tetë i ndërtesës.
Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala thotë se hetimet ende janë në fazën fillestare dhe se janë hapur shumë pista të hetimeve. Sociologët alarmojnë për rritje të trendit të vetëvrasjeve, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Prokuroria Themelore në Prizren është duke hetuar shkaktarin që dërgoi në vetëvrasjen e dy vajzave të moshës 16-vjeçare muajin e kaluar në këtë qytet.
Që të dyja vajzat ishin shoqe të klasës dhe të dyja kishin kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga ndërtesat disakatëshe, shkruan më tutje “Zëri”.
Për të zbardhur motivet të cilat kanë shtyrë dy të miturat në vetëvrasje organet e Hetuesisë dhe të Prokurorisë janë duke hetuar të gjitha pistat e mundshme.
“Jemi duke marrë veprime për të siguruar informacione për të shikuar çfarë ka ndodhur. Jemi në fazën fillestare të mbledhjes së informatave. Ne jemi duke i hetuar të gjitha pistat. Jemi duke intervistuar edhe shokët dhe shoqet e tyre”, ka thënë kryeprokurori Shala.
Ai thotë se ende nuk është zbuluar ndonjë detaj që do të dërgonte në zbardhjen e motivit të këtyre vetëvrasjeve.
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Morientes krahason Liverpoolin me Realin, flet për të ardhme...
Spiropali: Objektiv strategjik, mbyllja e procesit teknik të...