Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka nisur hetimet ndaj katër personave zyrtarë: A.B., E.B., A.L., dhe A.K., për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas Prokurorisë, gjatë viteve 2018-2019, këta persona dyshohet se kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe kanë lëshuar pëlqime dhe vendime për parcelime pronash në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik, duke dëmtuar pasuritë e Komunës së Gjakovës dhe pronarëve të tjerë.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurit.
Këto veprime dyshohet se përbëjnë vepra penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Arbresh.info

Lexo edhe:
Arrestohen katër persona në Gjakovë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...