Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit I.A., për plagosjen e gruas së tij në Bresje të Fushë-Kosovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Në mëngjesin e 6 gushtit 2024, i dyshuari I.A. u ndalua në Bresje të Fushë-Kosovës, nën dyshimin për “Vrasje të rëndë në tentativë” ndaj bashkëshortes së tij, si dhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Mospërfillje të gjykatës”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një komunikatë të lëshuar më 6 gusht 2024, ka ofruar detaje mbi rastin. Sipas informacionit nga Prokuroria, më 4 gusht ndaj I.A. është ngritur aktakuzë për “Dhunë në familje”, me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Në seancën fillestare ishte propozuar masa e arrestit shtëpiak, por gjykata e refuzoi këtë propozim dhe caktoi një masë më të butë për të afruar vendin apo personin e caktuar.
Sipas raportit të policisë të mërkurën, në lidhje me këtë rast është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, i cili dyshohet se ka marrë armën që është përdorur në ngjarje dhe e ka larguar nga vendi i ngjarjes./Arbresh.info/
Lansohet sot thirrja për investime në pajisje për ngrohje, m...
Mblidhet sot Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Policia shkatërron sot armët e konfiskuara gjatë aksioneve
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot në vend
Osmani: Rusia dëshiron të hapë një front të ri në Ballkanin ...