Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (23 janar 2026) një konferencë për media lidhur me aksionin e zhvilluar për dyshime mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në rajonin e Komunës së Prizrenit.
Në konferencë do të flasë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, i cili pritet të japë detaje lidhur me rrjedhën e aksionit dhe hetimet në vazhdim.
Konferenca për media do të mbahet në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren./Arbresh.info
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...