Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimeve Evropiane kanë organizuar takimin iniciues për nisjen e programeve kombëtare për Kosovën , IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuar nga BE.
Ministrja e integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha bëri hapjen e këtij takimi duke njoftuar se nga tani deri në mesin e vitit të ardhshëm duhet të përfundohen të gjitha procedurat, raporton arbresh.info.
“Këto programe kapin shumën përafërsisht 200 milionë euro. Ministria ka pranuar një numër të propozimeve nga përfaqësuesit. Nga sot të nisim një dialog ne mes të institucioneve të Kosovës dhe BE-së së për gjetjen e një propozimi më të mirë. Të jemi sa më të vëmendshëm që paratë të na japin rezultate sa më të mëdha dhe të kemi një pronësi mbi projektet që i prezantojmë”, tha Hoxha.
Shefi i bashkëpunimit Luis Burus tha se gjatë këtij viti kërkon rezultate konkrete nga projektet e prezantuara nga ministritë lidhëse.
“Brenda 30 dite t’i tregojnë propozimet nga ministritë. Ka fusha të ndryshme që do të targetohen. Ne kemi pranuar tashmë disa ide nga disa ministri por ajo çka është e rëndësishme është që ta bëjmë përkrahjen tonë më efektive, të dalim me ide që janë mirë të planifikuara dhe që sjellin cilësi”, është shprehur Burus.
Ai ka thënë se të gjitha nevojat duhet të verifikohen shumë ka thënë se të gjitha nevojat duhet të verifikohen shumë çartë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1839608802770870/
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...