Shpejtim Bulliqi do të jetë kryetarii ri i Komunës së Podujevës. Sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bulliqi, që i takon Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë besimin e 51.64 për qind të qytetarëve.
Por kush është Shpejtim Bulliqi?
Shpejtim Bulliqi dikur kishte qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai në vitin 2014 ishte zgjedhur deputet në listën e LDK-së duke arritur të grumbullojë 8 mijë e 859 vota.
Shpejtim Bulliqi ishte caktuar Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. Ai atëbotë kishte kundërshtuar demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke e quajtur mashtrim, i parregullt dhe i dëmshëm për Kosovën.
“Ne ju sigurojmë që Mali i Zi, nuk ka dëshmi kadastrale përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën dhe se nuk është e kuptueshme përcaktimi i një vije kufitare të ndryshme nga ajo e kushtetutës se vitit 1974. Në momentin e duhur, grupi i ekspertëve të pavarur, do të thërras konferencë për media dhe do të dëshmojë që ky demarkacion është totalisht jo i rregullt, i pa argumentuar dhe i dëmshëm për Kosovën”, kishte thënë ndër të tjera Bulliqi.
Kundërshtitë e tij me të parin e LDK-së, Isa Mustafën, lidhur me demarkacionin, e çuan në ndarje rrugësh. Bulliqi në gusht të 2019-ës, kishte bërë me dije largimin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan KOHA.
Pak ditë pas kësaj, Shpejtim Bulliqi i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e kishte njoftuar lideri i VV-së, Albin Kurti përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Me Prof. Bulliqin në Vetëvendosje dhe me Lëvizjen në qeverisjen e ardhshme, kufijtë e shtetit tonë do të jenë të paprekshëm”, kishte shkruar ndër të tjera Kurti.
Me aderimin e tij në VV, Bulliqi ishte futur në listë për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai në zgjedhjet e 6 tetorit kishte siguruar ulësen e deputetit duke siguruar mbi 10 mijë vota.
Me futjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverisje, në shkurt të 2020-ës, nënkryetari i kësaj të fundit dhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu, kishte marrë postin e ministrit të Punëve të Brendshme. Me këtë rast, Veliu dha dorëheqje nga menaxhimi i Podujevës dhe kjo komunë mbeti pa kryetar.
Shpejtim Bulliqi, i lindur në fshatin Llugë të Podujevës, më 16 shkurt të këtij viti, ishte kandiduar nga VV-ja për kryetar të komunës.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...