Njëri prej profesorëve në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka bërë thirrje të ndalohet ndërtimi i faltoreve të panevojshme nëpër vende të ndryshme të Kosovës.
Kërkesa e tij është drejtuar kah organizatat humanitare ndërkombëtare që po bëjnë ndërtimin e xhamive e kishave në tërë Kosovën.
“A bën t’i lusim “humanitarët” e vendeve islame, por edhe të krishtera të ndalojnë që edhe më tutje të bëjnë garime në ndërtimin e faltoreve në mesin tonë”, ka kërkuar Hamiti, përmes një statusi në fb.
Ky profesor që ligjëron parimet fetare islame ka bërë thirrje të investohet në shkencë e hulumtime për të rritur mirëqenien e qytetarëve.
“Trojet tona dhe kombi ynë sot, krahas faltoreve të domosdoshme për besimtarët, është më se i nevojshëm për hapjen e ndonjë laboratori shkencor, instituti të hulumtimit apo fabrika prodhimi të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët tanë”, ka shtuar ai.
Hamiti ka cituar një fjalë shqipe dhe një arabe për të përshkruar krizën e besimit që vjen si pasojë e kushteve të këqija ekonomike.
Prandaj, ai ka thënë se s’ka nevojë të ketë dy e tri faltore në një fshat a lagje për besimtarët që s’i mbushin as ditëve të festave.
“Varfëria dhe mungesa e perspektivës zbeh dhe vë në rrezik edhe lidhjen e besimit me Zotin. Fjala e urtë arabe thotë: “Varfëria pothuajse të shpie në mosbesim”. Ndërsa ne shqiptarët themi: “Varfëria të çon në derë armikut”. Faltoret na duhen si të domosdoshme, por jo edhe nga dy brenda dy lagjeve të një fshati, e të cilat nuk mbushen asnjëherë me besimtarë, qoftë edhe në ditët e shënuara festive.”
https://www.facebook.com/xhabir.hamiti/posts/10215913057514709
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...