Në një intervistë profesori i Universitetit të Nju Jorkut, Alon Ben-Meir ka folur edhe për mundësin e zgjedhjeve të reja në Kosovë pas tejkalimit të pandemisë, pasi aktualisht Kosova po udhëhiqet nga Qeveria në detyrë e cila u rrëzua nga incimi i mocionit nga partneri i koalicionit të Vetëvendosjes, LDK-ja.
Pas rrëzimit të Qeverisë “Kurti” si mendoni se duhet të gjindet zgjidhja: Ta formoj Qeverinë koalicioni që i siguron votat e nevojshme në Kuvend, apo pas kalimit të pandemisë Covid-19 Kosova duhet të shkoj në zgjedhje, siç po kërkon lëvizja “Vetëvendosje”?
Ben-Meir: Unë besoj se fokusi kombëtar në këtë moment të rëndësishëm duhet të jetë në adresimin e ndikimit katastrofik të virusit vdekjeprurës. Zgjedhje të reja nuk duhet të organizohen derisa pandemia të jetë zvogëluar në masë të madhe.
Kryeministri Kurti do të bënte mirë që t’i përfundojë marrëdhëniet e tij acaruese me Presidentin Thaçi dhe të përqëndrohet në mobilizimin kombëtar për t’u marrë me Coronavirusin.
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka