Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me kompani nga Kosova po marrinë pjesë në panairin “Fancy Food Show” në New York, i cili po mbahet nga data 23 deri më 25 qershor 2019.

Në këtë panair, krahas mbi 2600 kompanive ndërkombëtare, produktet e tyre po i promovojnë edhe kompanitë nga Kosova, falë mbështetjes dhe organizimit nga MTI/KIESA.
Kompanitë kosovare përmes kontakteve direkte dhe takimeve me ndërmarrës nga SHBA dhe vendet e ndryshme të botës, synojnë depërtimin e produkteve të tyre, me theks të veçantë
rritjen e eksportit dhe të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare të njihen për së afërmi me trendet e industrisë ndërkombëtare dhe të lidhin marrëveshje eksporti në të ardhmen
Shtandi i Kosovës po vizitohet nga blerës, distributorë dhe agjentë shitjesh nga shtete të ndryshme të botës të cilët po njoftohen nga afër me produketet dhe mundësitë që ofron Kosova për të bërë biznes.

Të interesuarit mund të vizitojnë shtandin e Kosovës – Level 1, nr. 3525, Javits Center New York City, NY. avits Center New York City, NY.
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...