Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se në komunën e tij javën e ardhshme do të hapet parkingu më i madh që nga paslufta.
Përmes një postimi në facebook, ai ka thënë se hapja e këtij parkingut në hapësirën prapa Shtëpisë së Bardhë do të ndikojë në ngjalljen e Çarshisë ku veprojnë mbi 400 dyqane të vogla si dhe në zhvillimin e turizmit, njofton Klan Kosova.
”Kapaciteti i tij është 110 vetura, ndërsa parkimi i veturave deri në 3 orë do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Ky lokacion është vetëm 350 metra larg nga qendra e qytetit”.
Haskuka mes tjerash u shpreh se në këtë lokacion planifikojnë të ndërtojnë edhe një parking nëntokësor i cili do të zë 400 vetura.
”Si efekt anësor i këtyre veprimeve do të jetë edhe mbrojtja e objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat vitet e fundit janë shembur për të hapur rrugën parkingjeve”, bëri të ditur Haskuka, njofton Klan Kosova.
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...