Një numër ligjesh të sektorit të ekonomisë kanë hyrë në skanim.
Deri në qershorin e këtij viti pritet të ndryshohen dhe miratohen, raporton KTV.
Zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë bërë të ditur se me anë të këtyre ndryshimeve nuk do të ketë ngritje të tatimeve dhe as vendosje të tatimeve të reja.
Sipas tyre, do të synohet që të eliminohet sa më shumë burokracia për bizneset.
Lulzim Rafuna, këshilltar në Ministrinë e Financave ka pranuar se këto ndryshime do të kenë edhe kosto financiare në mbushjen e buxhetit, por që ende nuk dihet shifra e saktë.
Nga ana tjetër, shoqatat e biznesit alarmojnë se Kosova është duke u vonuar shumë në përmirësimin e kushteve për të bërë biznes.
Shpend Balija nga Këshilli i Investitorëve Evropianë thotë se një prej sfidave që pamundëson funksionimin e ligjeve ekzistente është moskomunikimi mes institucioneve.
Një prej masave që pritet të ndërmerren janë edhe masat mbrojtëse të tatimit doganor për prodhuesit që janë të ndikuar nga konkurrenca e pandershme nga vendet jashtë CEFTA-s dhe Bashkimi Evropian.
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...