Rritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur.
Kjo ngritje do të ndikoj edhe në “Trafikun Urban”, duke bërë kështu që bileta nga 40 cent sa është aktualisht të behët 50 cent.
Ketë e kanë konfirmuar për arbresh.info nga Komuna e Prishtinës.
“Çmimi i biletës do të jetë nga 0.40 në 0.50 EUR”, thuhet në përgjigjen e shkurtër të Komunës së Prishtinës.
Komuna e Prishtinës për arbresh.info ka njoftuar se do të ketë ngritje të çmimit, por nuk ka treguar detaje për arsyen e ngritjes së çmimit, pasi që çmimi i naftës ka pësuar rënie krahasuar sa ishte ngritur në fillim.
Po ashtu, nuk është bërë e ditur se kur do të nis zbatimi i vendimit për ngritjen e çmimit të biletave.
Ndërsa, qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket ngritjes së çmimit të biletës së autobusit nga “Trafikut Urban”.
Për disa qytetarë, çmimi është i papërballueshëm, ndërsa për disa të tjerë çmimi i ngritur për 0.10 cent nuk është i shtrenjtë.
Kujtojmë se çmimi i biletës në kompanitë private është ngritur kur ka pasur ngritje të çmimit të naftës.
Ndërsa tani edhe pse ka rënie të çmimit të naftës, çmimi i biletës pritet të shtrenjtohet në 50 cent./Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...