Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy persona për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i të dyshuarve është realizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Prishtinë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë hetimeve janë sekuestruar edhe pajisje elektronike, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.
“Si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Prishtinë, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale ”Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”, nga neni 277/I sipas Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në kuadër të këtyre hetimeve, janë sekuestruar pajisje elektronike, të cilat do të shërbejnë si prova matriale në këtë procedurë penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin dhe trajtimin e këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...