Lëvizja Vetëvendosje, për balotazhin e 9 nëntorit, është dakorduar për bashkëpunim me listën “Prishtina në dorën tënde”, e cila në raundin e parë garoi me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Agim Krasniqi.
Kështu ka bërë të ditur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku në një postim në Facebook.
“Rrugëtimit tonë drejt fitores së 9 nëntorit, i bashkohet edhe lëvizja qytetare “Prishtina në dorën tënde”. Në takimin me listën dhe kandidatin Agim Krasniqi, u dakorduam për bashkëpunimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe listës “Prishtina në dorën tënde” për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Prishtinës”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit