Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar Klubin e Futbollit Prishtina e Re pas fitores 1-3 ndaj Kikës në xhiron e fundit të Ligës së Parë, grupi B.
Me këtë fitore Prishtina shpallet kampione e Ligës së Parë, grupi B me 69 pikë duke lënë pas Vushtrrinë me 67 sosh, shkruan Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se kjo fitore vulos përkushtimin, punën dhe pasionin për futbollin.
Ai u shpreh krenar për ekipin.
“Urime KF Prishtina e Re për këtë arritje historike! Një fitore e madhe që vulos përkushtimin, punën dhe pasionin për futbollin. Me këtë sukses, Prishtina e Re hyn me meritë në Super Ligë, duke dëshmuar se puna e palodhshme shpërblehet gjithmonë.
Krenar për këtë ekip që po e ngrit nivelin e sportit dhe po na bën të gjithëve të besojmë edhe më shumë në fuqinë e talentit tonë vendor! “, ka shkruar ai.
“Suksese në rrugëtimin e ri, gjithmonë me synime të larta dhe shpirt garues!”, shtoi Rama./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Prishtina e Re shpallet kampione në Ligën e Parë, grupi B, inkuadrohet në Superligë
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...