Sonte në lagjen Emshir në Prishtinë ka pasur përleshje fizike mes disa personave.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku tha se tre persona kanë pësuar lëndime fizike të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tha se gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje, dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor.
“Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”. tha ajo./Arbresh.info/
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...