Një shtetas i huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Merdarës, pasi dyshohet se ka paraqitur dy polica sigurimi të falsifikuara.
Me urdhër të prokurorit, atij i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit dhe është dërguar të paraqitet në prokurorinë kompetente në Prishtinë.
“PKK. Merdare / 13.11.2025 – 16:00. Njësitë policore pas kanë ndaluar automjetin-kamion me rimorkio, me targa të huaja, me drejtues të dyshuarin shtetas të huaj i cili ka prezantuar dy polica sigurimi të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit për tu paraqitur në prokurorinë kompetente në Prishtinë”, thuhet në raport./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...