Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim liderët e vendit, përpjekje e rradhës për pezullim të taksës ndaj Serbisë.
Në këtë takim janë të pranishëm Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, raporton arbresh.info.
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, vazhdon të qëndrojë prapa vendimit për të mos hequr apo pezulluar taksën e vendosur për produktet serbe.
Ky vendim po mbanë pezull negociatat me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, pjesë e të cilave së fundi janë angazhuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Thaçi, pas kthimit nga ShBA, tha të ketë kërkuar vazhdimin e dialogut duke mos e pezulluar taksën por nuk kishte gjetur mbështetjen e nevojshme./arbresh.info/

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë