Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka marrë vendim për shkarkimin e zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Fatir Berzati, i cili vjen nga radhët e komunitetit goran.
Portali Veriu.info mëson se kryeministri Haradinaj këtë vendim e ka marrë pas presionit të deputetit Adem Hoxha, i cili është kryetar i Partisë së Bashkuar Gorane (JGP – Jedinstvena Goranska Partija), asistent i të cilit më parë ka qenë tashmë zëvendësministri i shkarkuar Berzati.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se deputeti Adem Hoxha, i cili është pjesë e Listës Serbe, muajin e kaluar ka pasur disa mosmarrëveshje më zëvendësministrin Berzati dhe më pas i ka kërkuar kryeministrit Haradinai shkarkimin e tij, mirëpo ai e ka rezistuar deri dje, kur përfundimisht i është nënshkruar presionit të deputetit goran.
“Vendim për shkarkimin e z. Fatir Berzatit, nga pozita e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, të emëruar me vendim me numër protokolli 041/2017, i datës 29.09,2017”, thuhet në vendimin e Kryeministrit Haradinaj, pa dhënë ndonjë sqarim për arsyen e shkarkimit, ndërkohë që Berzati ka thënë se nuk është në dijeni për arsyen e shkarkimit./veriu.info


Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bo...
Fushë Kosova, Obiliqi dhe Kalabria mbesin pa ujë edhe sot pa...
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit: Nën kontrollin ton...
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojm...
Hoti: Duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe të kërkojmë drejt...
Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës