Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot feston ditëlindjen e saj të 40-të.
E lindur më 17 maj 1985 në qytetin e Mitrovicës, Osmani u rrit në këtë qytet para se të niste angazhimin e saj në politikë dhe në fushën e drejtësisë.
Studimet universitare i kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare dhe doktoratën i vazhdoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fillim të karrierës së saj politike, Osmani ka shërbyer si këshilltare e ish-presidentit Fatmir Sejdiu.
Nga shkurti i vitit 2020 deri në mars 2021 ajo mbajti postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, ndërsa nga nëntori 2020 deri në mars 2021 shërbeu si ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.
Vjosa Osmani u zgjodh presidente më 4 prill 2021, duke u bërë gruaja e dytë në historinë e Kosovës që mban këtë pozitë.
Ajo është gjithashtu personi i parë që ka ushtruar detyrën dhe më pas është zgjedhur presidente me votë.
Presidentja Osmani është e martuar me Prindon Sadriun, diplomat në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Çifti ka dy vajza binjake./Arbresh.info
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...