Presidentja reagon pasi nuk i lejoi arbresh.info qasje në shpenzimet e saj

11:05 | 17 Dhjetor 2021
A Z

Arbresh.info më 15 nëntor, ka dërguar një emali në zyrën e presidencës për të kërkuar dokumente të shpenzimeve të kabinetit si dhe të presidentes gjatë udhëtimeve zyrtare, por nuk kanë kthyer asnjë përgjigjë.

Po ashtu arbresh.info ditë më parë pati raportuar për këtë çështje se çfarë po fsheh presidenca.

E, sot Presidentja Vjosa Osmani në adresimin para deputetëve tha se do t’i publikojnë të gjitha shpenzimet e institucionit të presidencës, ky reagim nga presidentja erdhi pasi nuk i lejoi arbresh.info qasje në shpenzimet e saj.

Sipas saj, institucioni që drejton, është shpallur si më transparenti në rajon.

“Zyrën e Presidentes e kemi shndërruar në zyrë të hapur e transparente për të gjithë qytetarët, institucioni që drejtoj është shpallur si institucioni më transparent në rajon. Gjatë këtij muaji do të publikojmë në mënyrë proaktive shpenzimet e mia dhe të kabinetit tim natyrisht të gjitha shpenzimet zyrtare por edhe shpenzimet të viteve paraprake ku dëshmohet që përderisa shpenzimet tona janë shumëfish më të vogla puna jonë për vendin është shumëfish më e madhe”, tha Osmani./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Çfarë po fsheh presidenca? Kalon afati e nuk deklarohet për shpenzimet zyrtare