Ligji për qasje në dokumente publik , ku garanton të drejtën e secilit person, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje në dokumente publike, të prodhuara, pranuara, mbajtura apo kontrolluara nga institucionet publike, si dhe të drejtën për ripërdorimin e dokumenteve të sektorit publik, duket se vlen vetëm për institucionet e tjera por jo edhe për zyrën e të parit të shtetit, Presidencën.

Më 15 nëntor, portali arbresh.info ka dërguar një emali në zyrën e presidencës për të kërkuar dokumente të shpenzimeve të kabinetit si dhe të presidentes gjatë udhëtimeve zyrtare.
E tëra çka ka kërkuar portali është: shpenzimet e drekave, udhëtimeve, mëditjeve, karburanteve, mëditjeve për periudhën prill-tetor, 2021.
Ditët kanë kaluara e ndonëse, po kalon dhe java e dytë, që kur presim një përgjigjej, askush nga stafi i zonjës Vjosa Osmani, nuk kanë marr mundin që të kthejnë një përgjigje.
Po në ligjin për qasje në dokumente publike në nenin e 11 pika e 4, është e shpjeguar mjaft mirë periudhën deri kur duhet të kthehet një përgjigje.
“Institucioni publik në momentin që e regjistron kërkesën, detyrohet që brenda afatit prej shtatë (7) ditëve të nxjerr vendim për lejim e qasjes në dokumentin e kërkuar, ose të nxjerrë vendim të arsyetuar për refuzim të plotë apo të pjesshëm dhe duhet të ju informon lidhur me mjetet e ankimimit”.

E kjo rregull duket se mund të shkelet në momentin kur këtij institucionit i kërkohet qasje në shpenzimet e Presidentes.
Në nenin 1o, thuhet qartë se çfarë duhet bërë në raste se nuk merr një përgjigjej në afatin e duhur.

Institucionet që mund të dërgohet emali për qasje në dokumente publik janë: Presidenca, kuvendi, kryeministri, të gjitha ministrit, agjencitë, doganat e institucionet tjera publike./V.Selimi/Arbresh.info/
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...