Markus Preiß, drejtues i studios ARD Europe në Bruksel, i ka bërë përshtypje paraqitja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para samitit të krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Gazetari gjerman e vlerësoi Osmanin si shembull se si bëhet komunikimi politik.
“Nëse doni të shihni se sa mirë bëhet komunikimi politik, duhet ta shikoni paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. E qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur”, shkroi ai në Twittter.
Osmani u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para se të nisë samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel
Ajo është pyetur se pse liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe përgjigjja e Osmanit ishte se kjo është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet atyre derisa njerëzit nga e gjithë Europa dhe përreth saj lëvizin lirshëm derisa një vend me më pak se 2 milionë banorë mbahet i izoluar. /arbresh.info/

“A është kjo foto shumë e fortë?”, Griezmann i hakmerr...
Identifikohen katër ushtarë amerikanë të vrarë në sulmin ira...
SHBA dhe Izraeli zotohen se nuk do të ndalen teksa intensifi...
Punime në segmentin Kijevë–Dollc, bllokohet trafiku nga ora ...
E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar humbi jetën teksa po l...
Merz thotë se i kërkoi Trumpit të rriste presionin ndaj Puti...