Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, duke folur pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, tha se i bëri thirrje kreut të Shtëpisë së Bardhë që t’i bëjë trysni homologut rus, Vladimir Putin, rreth luftës në Ukrainë.
“Rusia këtu po luan për kohë dhe, duke e bërë këtë, po vepron gjithashtu kundër vullnetit të presidentit amerikan. Në bisedimet e sotme, unë bëra thirrje për rritje të presionit ndaj Moskës”, tha Merzi para gazetarëve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina po marrin pjesë në bisedime trepalëshe me qëllim të sigurimit të një marrëveshjeje të paqes. Megjithatë, kancelari gjerman tha se vetëm një pakt i mbështetur nga Evropa do të mund të ishte i qëndrueshëm.
“Ne nuk jemi të përgatitur për të pranuar një marrëveshje që është negociuar mbi kokat tona”, tha Merzi.
Ai tha më tej se Gjermania dhe ShBA-ja e ndajnë dëshirën e përbashkët për ta hequr regjimin e tanishëm të Iranit nga pushteti.
Në anën tjetër, Trumpi tha në Zyrën Ovale se Gjermania ka ofruar ndihmë në fushatën ushtarake kundër Iranit duke i lejuar forcat amerikane që të kenë qasje në baza të caktuara, duke e krahasuar këtë shtet evropian me Britaninë e Spanjën, të cilat i kritikoi për mungesë bashkëpunimi.
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...