Katër ushtarët e parë amerikanë të vrarë nga sulmet iraniane janë identifikuar dhe emrat e tyre janë bërë publikë nga Departamenti i Luftës.
Ata humbën jetën më 1 mars, kur një dron goditi një bazë amerikane në Portin e Shuaibës, Kuvajt.
Të katër ishin rezervistë të ushtrisë, të caktuar në Komandën e 103-të të Mbështetjes, me bazë në Des Moines, Iowa.
Të rënët janë identifikuar si, Kapiten Cody Khork, 35 vjeç, nga Lakeland, Florida; Rreshter i Klasit të Parë Nicole Amor, 39 vjeç, nga White Bear Lake, Minnesota; Rreshter i Klasit të Parë Noah Tietjens, 42 vjeç, nga Bellevue, Nebraska; dhe Rreshter Declan Coady, 20 vjeç, nga Des Moines, Iowa.
Gjenerallejtnant Robert Harter, Shefi i Rezervës së Ushtrisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Komandës së Rezervës, deklaroi se “Ne nderojmë heronjtë tanë të rënë, të cilët shërbyen pa frikë dhe pa altruizëm në mbrojtje të kombit tonë. Sakrifica e tyre dhe sakrificat e familjeve të tyre nuk do të harrohen kurrë.” Ai shtoi se ushtria mbetet e palëkundur në angazhimin për të nderuar trashëgiminë e tyre dhe për të mbështetur familjet në këtë kohë të vështirë.
Ndërsa ,Gjeneral Major Todd Erskine, komandant i Komandës së 79-të të Mbështetjes së Teatrit, shprehu ngushëllimet e tij duke thënë “Kombi ynë mbahet i sigurt nga njerëz si këta – burra dhe gra të guximshëm që rrezikojnë gjithçka çdo ditë. Ata përfaqësojnë zemrën e Amerikës. Ne do t’i kujtojmë emrat e tyre, shërbimin e tyre dhe sakrificën e tyre.”
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...