Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, të cilët po qëndrojnë për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam janë pritur sot me nderime mbretërore dhe me Gardë Ceremoniale nga Sulltani i Brunei Darussalam Hassanal Bolkiah.
Intonimi i himneve shtetërore u shoqërua me 21 shtëna të topave, në shenjë nderimi dhe respekti për këtë vizitë shtetërore, e cila po realizohet me ftesë të Sulltanit të Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah Mu’izzaddin Ëaddaulah.
Me këtë rast, Presidentja Osmani e ka falënderuar Madhërinë e tij, Sulltanin e Bruneit Darussalam si dhe Madhërinë e Saj, bashkëshorten e tij, për mikpritjen dhe për mbështetjen e palëkundur për Kosovën që nga koha e pasluftës, e pastaj me njohjen e pavarësisë dhe në proceset e mëtejshme në fuqizimin e shtetësisë sonë, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha si ekonomia, turizmi, dhe teknologjia informative. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtejme nga Madhëria e Tij për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, posaçërisht në rajonin e Azisë Juglindore dhe vlerësoi rolin aktiv të Bruneit në këtë drejtim.
Me rastin e vizitës shtetërore, Sulltani i Bruneit ka organizuar edhe një banket shtetëror në nderim të Presidentes Osmani dhe Zotëriut të Parë, në praninë e anëtarëve të familjes mbretërore, qeverisë së Bruneit Darussalam, si dhe pjesëtarëve të korit diplomatik.
Në fund të takimit, Presidentja Osmani e ftoi Madhërinë e Tij, Sulltanin Bolkiah, për një vizitë zyrtare në Kosovë, si hap për ta thelluar më tej miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy shteteve./Arbresh.info
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin