Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takoi udhëheqësin e misionit diplomatik të Mbretërisë së Belgjikës, Julien Sassel.
Në takim me udhëheqësin e ri të zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Julien Sassel, presidentja Osmani, e falënderoi për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës dhe i uroi mirëseardhje.
Presidentja Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Belgjikës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me fokus në sferën e arsimit dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare /arbresh.info/

Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës