Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një konference për media ka prezantuar Pakon e Zgjerimit të vitit 2023 dhe Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Konferencës iu ka bashkuar gjithashtu edhe Olivér Várhelyi, shkruan Arbresh.info.
“Sot është një ditë historike. Komisioni propozon hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe me Bosnjën dhe Hercegovinën, sapo të plotësohen kushtet”, tha Leyen.
Ajo ka shtuar se Komisioni Evropian rekomandon që Këshilli të bëj hapjen e negociatave me Bosnjën dhe Hercegovinën sapo të përmbushet prcesi i anëtarësimit.
Gjithashtu ka shtuar se Komisioni poashtu rekomandon që t’i lejojë Gjeorgjisë statusin e kandidatit pas reformave të ndërmarra./Arbresh.info/
PSG me epërsi dyshifrore pas pjesës së parë
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë ...
Rohde i lumtur me ngritjen e Kosovës në indeksin anti-korrup...
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi,...
Mega operacioni kundër mafies/ Policia italiane arreston 130...
Aksident në Suharekë, lëndohen tre persona, dy nga ta rëndë