Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Thaçi ka shkruar në Facebook se me Zaharieva janë pajtuar për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve, shkruan arbresh.info.
“Bullgaria në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike. Me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, u pajtuam që të kemi një bashkëpunim më të madh ekonomik dhe rritje të investimeve. HTH”, ka shkruar Thaçi./arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë