Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekreton sot Enver Pecin në krye të Gjykatës Supreme, mëson arbresh.info, nga burime brenda Supremes.
Në gusht të këtij viti, Këshilli Gjyqësor i Kosovës me shumicë votash zgjodhi gjyqtarin Enver Peci kryetar të Gjykatës Supreme.
Nga 11 anëtarë të këshillit, 7 vota ishin për Enver Pecin, 3 për Valdete Dakën dhe 1 për kandidatin Erdogan Haxhibeqiri, raporton arbresh.info.
Kandidatë për kryetar të Supremes ishin Valdete Daka, Nesrin Lushta, Enver Peci dhe Erdogan Haxhibeqiri.
Bashkësia ndëkrombëtare kishte kritikuar mënyrën e votimit të KGjK për kryetar të Gjykatës Supreme dhe atë të Apelit, por pavarësisht kësaj nuk ka patur ndonjë reagim nga KGjK./Gita Lushi/arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje