Presidenti i Letonia, Edgars Rinkēvics, ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Në mesazhin e tij, Rinkēvičs shprehu urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe për popullin e Kosovës, duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi mbështetjen e fuqishme të Letonisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe angazhimin e vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, njofton zyrra për informim e Presidencës.
Presidenti letonez gjithashtu falënderoi për shkëmbimet e nivelit të lartë gjatë vitit të kaluar, të cilat kanë forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe, dhe riafirmoi gatishmërinë për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...