Djali i dëshmorit Shkëlzen Haradinaj, Luan Haradinaj ka kujtuar të atin në 18 vjetorin e rënies së tij.
Ai ka thënë se ka ndërmend të ndjek rrugën e babait të tij duke i shërbyer me përkushtim e nder vendit
“Tash edhe unë si ti e kam dhënë betimin që do ti shërbej me nder e përkushtim vëndit tim për të cilin u sakrifikuan breza e breza të tërë….Nderin dhe krenarinë tënde do ta qoj n’vend….Kurr pa t’koritë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Shkëlzen, sot bëhen 18 vite që kur ti bashkë me Fatmirin, Hasimin e Luanin u përjetësuat në altarin ë lirisë për tu shëndrruar në kujdëstarë të përjetshëm të kufijve të Shqipnisë. Lahuten e Malsisë e lexova, edhe me pushkë jam mësu me qit. E kam ndërmend me e ndjek rrugën tënde. Ti e ndërrove jetën tënde e timen, ti e lave veten me gjak për me jetu të lirë. Deshta me të tregu se në Kosovë kemi Polici Shqiptare, Ushtri Shqiptare, e poashtu Student ne Universitete Shqip, po shëtitemi të lirë posht e lart, pa na thënë kush ‘doberdan’ e as na pa sha…Skemi as orë policore e as gjuhë të detyruar serbe…tash edhe unë si ti e kam dhënë betimin që do ti shërbej me nder e përkushtim vëndit tim për të cilin u sakrifikuan breza e breza të tërë….Nderin dhe krenarinë tënde do ta qoj n’vend….Kurr pa t’koritë!
I yti Luan Haradinaj.
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...