E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati e ka vizituar sot veriun e Kosovës.
Sipas njoftimit të ambasadës, atje ajo u takua me përfaqësues të shoqërisë civile, politikanë dhe Policisë e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati pati një vizitë produktive në veri të Kosovës sot, ku u takua me udhëheqës të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ambasada amerikane thotë se Prattipati “ritheksoi qëndrimin e qeverisë së SHBA-së: stabiliteti dhe siguria janë kyçe”.
“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të jetojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...