Postierë e rrotullues, veçantitë e pëllumbave në Kosovë

12:07 | 3 Prill 2021 | VLORA SELIMI

Dikur u përdoren për simbole të paqes e porosi të ndryshme e tash janë bërë atraksion i veçantë.

Janë këta pëllumbat të cilët ndonëse në pamje të njëjtë, karakteristikat e tyre janë interesante.

Pëllumbat rrotullues janë ata që më shpejtësinë e tyre tashmë janë bërë pjesë e garave të ndryshme.

E duket që e njohin mjaft mirë atë për çka edhe janë të njohur.

Bajram Nebiu, është duke vazhduar traditën familjare për kujdesin ndaj pëllumbave.

Ai rrëfen veçoritë e këtyre pëllumbave dhe trajtimin e tyre.

“Ne kemi pëllumba dynek apo rrotullues, mbi 100 copa. Këta marrin pjesë në gara. Pëllumbi nën 70 metra nuk hynë në libër për garë. Tash kemi pas një garë dhe kom pas sukses me tre pëllumba”.

E Nebiu ka në pronësi edhe pëllumba postier, por që ata thotë se i mban për qejf pasi që funksioni i tyre tashmë nuk është si më parë.

“Ky vende është atraktiv dhe vinë shumë njerëz. Ka shumë merakli të pëllumbave ka raca të ndryshme të pëllumbave. Unë i kam nja 10 pëllumba postier për qejf që i mbaj”.

E duket se çdo pëllumb që merr pjesë në garë në vete mban edhe një vulë.

E duket se këta pëllumba kanë edhe veçori të ushqimit.

Lidhur më këta pëllumba në vendin tonë mbahen disa gara të ndryshme.

E kjo tashmë është kthyer në atraksion për ata që janë merakli të këtyre shpezëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara