Sot varroset Beqir Vokshi 43-vjeçar, që vdiq duke punuar gjatë ditës së djeshme në një punishte në Gllaviqicë të Pejës.
I ndjeri do të varroset te varrezat në fshatin Kliçinë në orën 18:00.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ishte lënduar në vendin e punës dhe më pas ishte dërguar në Spitalin Rajonal.
Vokshi njëherësh ka qenë edhe veteran i UÇK-së dhe ish pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njësiti 192 i Shtabit të Përgjithshëm.

KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...