Dogana kap produkte për thonj (gel) në Aeroportin e Prishtinës

10:37 | 30 Prill 2026
E.K

Dogana e Kosovës ka ndaluar një rast të tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtina International Airport, gjatë kontrolleve rutinë të udhëtarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një udhëtar nga kanali i gjelbër për kontroll të bagazhit përmes skanerit, ku pas analizës së pamjeve është kryer një kontroll më i detajuar.

Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 100 copë produkte të padeklaruara në bagazhin e udhëtarit./Arbresh.info