Programi “Mburoja Lindore” është operacioni më i madh për përforcimin e kufirit lindor të Polonisë dhe në të njëjtën kohë edhe krahun lindor të NATO-s që nga viti 1945, tha ministri i Mbrojtjes, Vadislav Kosiniak-Kamysz në Varshavë. Polonia, dëshiron të investojë miliarda për fortifikimin e kufirit të saj lindor për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme. Me këtë program Polonia reagon ndaj agresionit rus dhe luftës në Ukrainë, që po vazhdon prej më shumë se dy vjetësh.
Fortifikime dhe mbrotje nga sulmet me dronë
Polonia planifikon ngritjen e fortifikimeve dhe vendosjen e pengesave të llojeve të ndryshme në kufi, por edhe instalimin e sistemeve moderne për mbikëqyrjen e trafikut ajror në çdo parametër dhe në çdo lartësi, – tha ministri polak i Mbrojtjes.
Në sistemin mbrojtës një rol vendimtar do të luajnë pajisjet dhe impiantet për mbrotjen nga sulmet me dronë, sqaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Polake, Vieslav Kukula.
“Ne kemi 700 kilometra kufi për të siguruar, 400 kilometra prej të cilëve janë me Bjellorusinë,” tha zëvendësministri i Mbrojtjes Cezary Tomczyk. Kufiri i Polonisë është edhe kufi i jashtëm i BE-së. Zbatimi i masave fortifikuese pritet të fillojë këtë vit.
Kufi i jashtëm i BE-së
Fortifikimi i kufirit pritet të kushtojë 2.3 miliardë euro. Polonia llogarit që për këtë projekt të marrë edhe ndihma nga BE-ja. “BE-ja duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen, nëse dëshiron të mbetet zonë paqeje dhe zhvillimi”, tha ministri polak i Mbrojtjes Kosiniak-Kamysk.
Sistemi pritet të bëhet gjithashtu pjesë e një strukture mbrojtëse rajonale që do të krijohet së bashku me vendet baltike anëtare të NATO-s, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.
Polonia kufizohet me Ukrainën si dhe me Bjellorusinë autoritare, e cila është aleate e Moskës. Në verilindje Polonia kufizohet gjithashtu me enklavën ruse të Kaliningradit. Për shkak të mbështetjes së saj për Ukrainën, Polonia shihet nga Kremlini si armike./DW
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...